Shqipëri, në vitin 2013 ka pasur 96 raste me virusin HIV
Tiranë, 2 dhjetor - Në ditën botërore kundër virusit AIDS, në Shqipëri rezultojnë 96 raste të reja të prekurish me këtë sëmundje, vetëm në vitin 2013.
Sipas raportit të përgatitur nga specialistët e Institutit të Shëndetit Publik (ISHP),numri i përgjithshëm i personave të prekur me virusin HIV në vend është 671.
Lidhur me shpërndarjen gjeografike, numri më i madh i rasteve ose 48% e tyre janë raportuar në Tiranë, pasuar nga Durrësi, Elbasani dhe Vlora.
Aktualisht numri i personave që jetojnë me SIDA dhe trajtohen me terapinë antiretrovirale është 312, midis të cilëve 292 janë të rritur dhe 20 fëmijë.