Shoqëria Civile nga Podujeva organizon aktivitetin e dhurimit të gjakut

Podujevë, 31 janar - Shoqëria Civile nga komuna e Podujevës, në bashkëpunim me komunitetin e banorëve të Orllanit për nderë të ditës së rënies së heronjëve të kombit Zahir Pajaziti , Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha, organizon aktivitetin e dhurimit të gjakut nga vullnetarët.
Ky aktivitet organizohet si nderim dhe mirënjohje për veprën dhe heroizmin e treguar nga heronjët- Zahir Pajaziti, Hakif Zejnullahu dhe Edmond Hoxha.
Aktiviteti është i hapur për pjesëmarrje të te gjithë qytetarëve të vendit, prandaj organizatori iu bënë thirrje të gjithë qytetarëve të interesuar të bëhën pjesë e këtij aktiviteti për të dhuruar gjakë që shpëton jetë.