Shoqata Nënë Tereza nga Gjermania ndihmon Spitalin e Pediatrisë në Mitrovicë
Prishtinë, 30 mars - Zëvendësministri i Shëndetësisë Rrustem Musa priti në takim Kryetarin e Shoqatës Nëna Terezë” në Gjermani Shaqir Gashi.
Qëllimi i takimit ishte për t’u informuar për punët e kryera për ndërtimin e Spitalit të Pediatrisë të cilin është duke e financuar kjo shoqatë.
Zotëri Gashi shprehi brengen për pjesën të cilën shoqata “Nëna Terezë” nuk ka mundësi të ndihmoj, andaj nevojitet që të përkrahet nga Ministria e Shëndetësisë.
Zëvendësministri Musa në anën tjetër shprehi gatishmëri që me rishikimin e buxhetit të ndaj mjete të nevojshme që sa më shpejt të hapet ky spital aq i nevojshëm për fëmijët e Rajonit të Mitrovicës, të cilët që nga dëbimi i mjekëve shqiptarë në periudhën e viteve 90-ta, fëmijët për trajtim janë dërguar në QKUK.
Njëherit Zëvendësministri Musa, falënderoj kryetarin Gashi si dhe Shoqatën Humanitare “Nëna Terezë” në Gjermani, në emër të Ministrisë, për vullnetin, gatishmërinë si dhe ndihmën që kjo shoqatë është duke i ofruar fëmijëve të Rajonit të Mitrovicës dhe Shëndetësisë së Kosovës në Përgjithësi.
Shaqir Gashi po ashtu falënderoj Zëvendësministrin për mikpritje, ku u zotua që edhe në të ardhmen të bashkëpunoj me Ministrinë e Shëndetësisë dhe ta ndihmojë shëndetësinë e Kosovës edhe më tej në projekte tjera shëndetësore.