15 Maj 2024

Shoqata e Oftalmologëve të Kosovës organizon Kongresin e 2-të

Prishtinë, 20 nëntor - Shoqata e Oftalmologëve të Kosovës (SHOFK), do të organizojë Kongresin e 2-të të Oftalmologëve të Kosovës me pjesëmarrje ndërkombëtare.

Prof.Naser Salihu Kryetar i SHOFK ka thënë së edukimi i vazhdueshëm profesional si dhe shkëmbimi i përvojave me kolegë nga vendet e ndryshme është një nga synimet Shoqatës se Oftalmologëve të Kosovës.

\"Kongresi qe po e organizojmë është një hap ne përmbushjen e ketyre qëllimeve.\"

\"Duke u bazuar ne temën e kongresit ‘’Trajtimet e avancuara ne oftalmologji’’, ne kemi përgatitur një program te avancuar shkencor qe do te trajtoj shume problematika nga praktika juaj e përditshme\", ka theksuar Salihu.

Programin do ta pasurojnë edhe një numër i madh i ligjëruesve ndërkombëtare te cilet  do ti ndajnë me ne përvojat e tyre ne diagnostikimin dhe trajtimin modern te shume sëmundjeve te cilat ne i hasim çdo dite ne praktiken tone.

Në kongres do të marrin pjesë rreth 200 pjesëmarrës si dhe 25 ligjërues eminentë nga rajoni dhe Evropa.

 Kongresi është i akredituar nga Ministria e Shëndetësisë me 10 pikë për ligjëruesit dhe 8 pikë për pjesëmarrësit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)