29 Nëntor 2024

Shoqata “Busavata” nga Zvicra i dhuron dy shtretër QKMF’së në Gjilan

Gjilan, 27 nëntor – Shoqata e bashkatdhetarëve nga Zvicra “Busavata”, përmes klubit rotarian Gjilani, i ka dhuruar dy shtretër për nevoja të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare,në Gjilan.

Lutfi Haziri, kryetar i Komunës e ka falënderuar këtë shoqatë për mbështetjen sikurse edhe klubin e rotarianëve për bashkëpunimin e vazhdueshëm në të mirë të komunitetit.

“Unë i falënderoj, po ashtu, edhe mjekët e infermierët për punën e madhe që kanë bërë në këtë kohë pandemie”, tha Haziri.

Gëzim Kllokoqi, president i klubit rotarian Gjilani, tha se shpreson që në këtë kohë pandemie këta dy shtretër do t’iu shërbëjnë pacientëve të kësaj komune.  

Në këtë ngjarje ka folur edhe drejtori i Shëndetësisë, Selami Xhemaili dhe drejtoresha e QKMF’së, dr. Arbenita Hajdari, të cilët kanë falënderuar donatorët për këta dy shtretër, të cilët kanë qenë të nevojshëm për trajtimin e pacientëve aty.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)