26 Dhjetor 2024

Shkon në 13 numri i të prekurve me koronavirus

Prishtinë, 16 mars - Ministri i Shëndetësisë i Kosovës, Arben Vitia ka konfirmuar mëngjesin e sotëm se në Kosovë janë diagnostikuar edhe 4 raste të reja të prekur me koronavirus, duke çuar në 13-të numrin total.

Siç ka njoftuar Vitia në Facebook, rezultatet e testimeve me këta 4 persona janë konfirmuar mbrëmë vonë.

“Të katër rastet janë nga fshati Stubëll e Vitisë, familjarë të ngushtë të pacientit të diagnostikuar pozitiv me Covid-19, me datë 13.03.2020. E gjithë familja kanë qenë në vetizolim dhe Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë testimin edhe të familjarëve të tjerë”, tha Vitia.

Ai ka bërë thirrje në reduktimin e daljeve nga shtëpitë dhe ndjekjen e rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)