Shkon në 12 numri i të vdekurve nga koronavirusi në Kosovë
Klinika Infektive bën me dije se viktima ishte nga Komuna e Ferizaj dhe se ishte shtruar në spital prej 5 ditësh, ndërsa ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese
“Pacienti ka qenë në gjendje të rëndë që nga pranimi në Klinikën Infektive, testi për SARS-CoV- 2 ka rezultuar pozitiv dhe përveç sëmundjes COVID-19 ka pasur edhe sëmundje të tjera shoqëruese”, thuhet në njoftimin e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës.
Vdekja e 70-vjecarit i cili ka qenë shofer në Kampin Bondsteel e çon në 12 numrin e viktimave në Kosovë.