Shkencëtarët kanë krijuar një mikroorganizëm që vret kancerin
Otava, 15 qershor - Mjekët kanadezë kanë krijuar një model matematik të veçantë që parashikon suksesin e "sulmit" ndaj qelizave kancerogjene, çka u mundësoi atyre krijimin e disa shtameve efektivë të "viruseve-vrasëse".
Viruset e zakonshme onkologjike sulmojnë vetëm një kategori të caktuar të qelizave kancerogjene, çka çon në zvogëlimin e efikasitetit të virusit-vrasës, pasi qelizat e një tumori mund të jenë shumë të ndryshme nga njëra-tjetra, rrëfyen specialistët.
Deri më tani teknika unike është e zbatueshme vetëm për kancerin e veshkave, por shkencëtarët besojnë se metoda së shpejti do të mund të aplikohet edhe për trajtimin e llojeve të tjera të kancerit.