Shkencëtarët izraelitë kanë shpikur vaksinë për luftimin e kancerit
Telaviv, 10 prill - Shkencëtarët izraelitë kanë përpunuar një vaksinë për luftimin e kancerit. Ajo ndihmon sistemin imunitar të njeriut të njohë dhe të shkatërrojë qelizat kancerogjene.
Vaksina iu injektua 10 vullnetarëve, nga të cilët 3 u shëruan, të tjerëve iu forcua imuniteti ndaj sëmundjes.
Sipas studiuesve, preparati \"mëson\" organizmin të reagojë ndaj një proteine të veçantë, që është e pranishme në sasi të mëdha në sipërfaqen e qelizave kancerogjene: këtë përbërës e kanë 90% e tumoreve malinje.
Hulumtuesit besojnë se krijimi i një \"mësuesi\" të tillë është një arritje e madhe, sepse më parë trupi i njeriut nuk ishte në gjendje të dallonte rrezikun që vinte nga qelizat kancerogjene.