Shkencëtarët gjetën një formë të re të gripit të derrit
Seul, 15 shtator - Në Korenë e Jugut, u zbulua një lloj i ri i gripit të derrit H1N2, i cili ka potencial pandemik.
Grupi i shkencëtarëve me në krye Young-Kee Choi nga Universiteti Chungbuk publikoi rezultatet e studimit të vet më 10 shtator, njofton revista Nature.
Lloji i ri, i njohur si Sw/1204, u gjet te derrat si dhe si virusi që shkaktoi shpërthimin në vitin 2009, është një \"treshe reasortantësh\", dmth përbëhet nga një përzierje e gjeneve të viruseve të gripi të shpendëve, derrave dhe njeriut. Për më tepër ai mund të transmetohet nëpërmjet ajrit.