Shkencëtarët afër zbulimit te kancerin në fazën e hershme
Washington, 2 shkurt - Studiuesit amerikanë thonë se ata janë shumë afër ndërtimit të një analize gjaku që mund të zbulojë kancerin në fazën e hershme.
Analiza quhet 'CancerSEEK' dhe mund të identifikojë tetë lloje tumoresh të sëmundjeve të ndryshme.
Ekipi i studimit ka analizuar ADN-në dhe proteinat në gjakun e mbi 1000 pacientëve me kancer.
Analiza doli pozitive në rreth 70% të rasteve, 98% rezultuan me kancer ovarian dhe 33% me kancer në gjoks.