Shkëmbehen praktikat për kujdesin dhe zhvillimin e fëmijërisë së hershme
Prishtinë, 13 nëntor - Save the Children në bashkëpunim me Minsitrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (MASHT) dhe Institutin Pedagogjik të Kosovës (IPK) organizojnë konferencën ndërkombëtare ‘Fuqizimi i Kujdesit, Zhvillimit dhe Edukimit në Fëmijërinë e Hershme’.
Konferenca ka për qëllim të ofrojë mundësi për hartuesit e politikave, ofruesit e shërbimeve, përfaqësuesit nga akademia dhe akterë të tjerë, për t’u informuar dhe ndarë praktikat më të mira mbi rëndësinë e investimeve në kujdesin dhe zhvillimin e fëmijërisë së hershme.