Shkarkohet drejtori i SHSKUK, Basri Sejdiu, emërohet Valbon Krasniqi
Prishtinë, 6 korrik - Bordi Drejtues i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës (SHKSK), njofton se në mbledhjen e mbajtur sot ka marrë vendim ta shkarkoj nga detyra dr. Basri Sejdiun drejtor i përgjithshëm i Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.
Shkarkimi vjen si pasojë e performancës jo të kënaqshme dhe mos përmbushjes së detyrave të punës.
Në vend të dr. Sejdiut, ushtrues detyre i drejtorit është caktuar dr. Valbon Krasniqi, mjek specialist i infekologjisë.