27 Dhjetor 2024

Shkalla e lindjeve me prerje cezariane po përdoren me tepri

Prishtinë, 19 dhjetor - Sot, u mbajt tryeza diskutuese me temën “Rritja e numrit të lindjeve me prerje cezariane në Kosovë”, organizuar nga Action for Mothers and Children (AMC) me mbështetjen e Solidar Suisse zyra në Kosovë.

Qëllimi i tryezës ishte diskutimi mes palëve të interesit mbi shkaqet e rritjes, pasojat dhe të identifikohen rekomandime konkrete për parandalimin dhe zvogëlimin e rritjes së numrit të lindjeve me prerje cezariane.

Të gjeturat e tryezës do të përfshihen në përmbledhjen e politikave që do të publikohet nga AMC, e cila do të ofroj një pasqyrë të përgjithshme dhe rekomandime për menaxhmentet e institucioneve të shëndetësisë, mjekët obstetër gjinekolog dhe palët e tjera të interesit.

Vlorian Molliqaj, drejtor ekzekutiv i AMC, prezantoi përmbledhjen e politikave “Lindjet me prerjet cezariane në Kosovë”, ku theksoi se shkalla e lindjeve me prerje cezariane në Kosovë është shumëfishuar nga viti 2000 që kanë qenë 7.5%, në vitin 2015 është rritur në 27.3%.

Molliqaj prezantoi disa prej shkaktarëve të mundshëm të kësaj rritje, dhe poashtu disa rekomandime konkrete që do të mund të ndërmirreshin për parandalimin e rritjes se numrit të lindjeve me PC në rastet kur nuk ka komplikime.

Dr. Ilir Hoxha, nga Solidar Suisse zyra në Kosovë, theksoi disa nga faktorët e sistemit shëndetësor që mund të jenë shkaktarë të rritjes rapide të numrit të lindjeve me prerje cezariane. Dr. Hoxha gjithashtu prezantoi rritjen e numrit të lindjeve me PC në kontekstin global.

Magbule Elezi, nga Shoqata e Mamive të Kosovës, theksoi rolin e mamive në përgatitjen dhe këshillimin ndikim tek nënat në përcaktimin për të lindur në rrugën natyrale apo me PC.

Dr. Albert Lila, nga Shoqata e Gjinekologëve të Kosovës, prezantoi mbi trendin e rritjes se numrit të lindjeve me prerje cezariane ndër vite dhe krahasoi shkallën e lindjeve te spitalet publike ndaj spitaleve private.

Tryeza u mbyll me një diskutim dinamik nga pjesëmarrësit ku u theksuan edhe nevojat për krijimin e udhëzuesve për lindjet natyrale dhe me prerje cezariane, rëndësinë e sesioneve edukuese për gratë dhe partnerët e tyre, si dhe rëndësinë e përfshirjes së mamive në procesin e shtatzënisë dhe lindjes.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)