Shesin barna ba banderola
Prizren, 18 korrik - Inspektorët e Agjencisë Kosovare për Produkte Medicionale kanë zhvilluar disa inspektime në qytetin e Prizrenit, ku në disa raste kanë gjetur barna pa banderola.
\"Raportohet se NJHKEK në bashkëpunim me inspektorët e AKPM-së kanë kontrolluar lokalin-barnatoren pronë e të dyshuarës femër shqiptare me çrast kanë gjetur dhe konfiskuar produkte medicinale pa banderola vlera e të cilave është rreth 650 euro. Nuk raportohet për të arrestuar. Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt\", njofton policia.
Në një rast tjetë po në Prizren raportohet se inspektorët kanë kontrolluar një lokal barnatore pronë e të dyshuarit mashkull shqiptar me çrast kanë gjetur dhe konfiskuar produkte medicinale pa banderola vlera e të cilave është rreth 506 euro. Edhe në këtë rast, nuk raportohet për të arrestuar, derisa me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt.