02 Maj 2024

Shërimi i foshnjes me HIV, premtues në luftën ndaj sëmundjes

Washington, 6 mars - Një studiues i njohur amerikan  mbi SIDA-n thotë se shërimi i njoftuar i një foshnje e lindur me virusin HIV, mund të përmbajë premtimin për trajtimin e foshnjeve në botën në zhvillim, por jo pa u kryer më parë më shumë studime.
 
Drejtori i Institutit Kombëtar të Alergjive dhe Sëmundjeve Infektive, Anthony Fauci, tha për Zërin e Amerikës se rëndësia e rimëkëmbjes së një vajze dy-vjeçare në shtetin jugor të Misisipit mund të jetë me përfitim minimal për të rriturit, por më e theksuar për foshnjet në rastet kur nënat e tyre nuk janë trajtuar për infeksion me virusin HIV.
 
Dr Fauci e quajti trajtimin e sukseshëm të fëmijës në Misisipi një dëshmi të konceptit se trajtimi shumë herët dhe agresiv mund të jetë i dobishëm, por jo domosdoshmërisht dëshmi e trajtimit të suksesshëm mbi një bazë më të gjerë pa u kryer më parë prova klinike.
 
Në rastin e foshnjes në Misisipi, trajtimi filloi brenda një dite pas lindjes së saj, një reagim i shpejtë e rrallë në dispozicion për të rriturit të infektuar me HIV.
 
Mjekja Hannah Gay e Qendrës Mjekësore të Universitetit të Misisipit e raportoi këtë përparim, që besohet të jetë rasti i dytë në botë i kurimit nga virusi vdekjeprurës.
 
Mjekët thonë se fëmija është \"funsionalisht e shëruar\", që do të thotë se virusi nuk mund të zbulohet me analiza standarde dhe trajtimi i përjetshëm nuk është i nevojshëm. Ky është rasti i parë që foshnje arrin shërim funskional.
 
Vajza e paidentifikuar u lind me HIV pozitiv nga një nënë që nuk kishte marrë asnjë kujdes paralindjes dhe nuk ishte diagnostikuar me HIV pozitiv, por veten deri pak kohë para lindjes.
 
Sikur infeksioni i nënës të ishte zbuluar më herët,  ajo mund të kishte marrë barna që do të parandalonin transmetimin e virusit tek fëmija.
 
Fëmija u trajtua me  barna antivirale për rreth 15 muaj. Nëna e saj, atëherë, për disa arsye, e ndali dhënien e ilaçeve.
 
Pa marrë trajtim për 10 muaj, foshnja u soll tek mjeku i saj, i cili urdhëroi kryerjen e analizave standarde të gjakut, para se të rifillonte terapinë antivirale.
 
Dy analizat e para të gjakut nuk gjetën ndonjë nivel të dallueshėm virusi HIV. Dhe analiza për HIV tregoi se niveli standard klinik i infeksionit, gjithashtu kishte mbetur negativ.
 
Rezultatet u njoftuan të dielën në Konferencën për retrovirusët dhe infeksionet në Atlanta.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)