Shërbime shëndetësore në shtëpi për personat e palëvizshëm
Prishtinë, 27 shkurt - Kryetari i Komunës së Mitrovicës dhe drejtori gjeneral i Caritasit, Viktor Sopi, nënshkruan të mërkurën një marrëveshje për realizimin e një projekti që ka të bëj me ofrimin e shërbimeve shëndetësore falas nëpër familje për personat e palëvizshëm si dhe për ata që nuk kanë përkujdesje familjare.
Të dyja palët u shprehën shumë të kënaqura që mund të realizojmë një projekt të tilla ku ka shumë probleme ekonomike dhe sociale.
Kryetari i komunës, Avni Kastrati, pasi falënderoi drejtuesit e Caritasit për mbështetjen e ofruar, tha se është një projekt shumë i qëlluar dhe i nevojshëm.
Ndjehemi të gëzuar pse do të mundemi të realizojmë një projekt për ofrimin e shërbimeve shëndetësore për qytetarët në nevojë.
Ai tha se Caritasi është duke zhvilluar një projekt të ngjashëm edhe në Suharekë. Kemi pasur dëshirë që projektet e mira për qytetarë ti realizojmë. Fjala është për një projekt për njerëzit në nevojë nëpër shtëpitë e veta. Situata momentale në Mitrovicë është specifike dhe kemi nevojë për mbështetje.
Ndërsa, drejtori gjeneral i Caritasit, Viktor Sopi, tha se nisma është e Caritasit të Kosovës meqë Caritas Kosova si pjesë e Caritasit evropian është që të jenë pranë njerëzve në nevojë.
Bëjmë atë që është e nevojshme, ndoshta minimumin e asaj sa janë kërkesat. Ne prioritet kemi dinjitetin njerëzor dhe ne nuk i cenojmë të drejtat e askujt, por do ta mbështesim qytetarin e Kosovës pavarësisht se në cilën pjesë jeton.
Ndërsa, drejtori i Shëndetësisë në Mitrovicë, Shaqir Demiri, theksoi se është një projekt tepër i rëndësishëm për Mitrovicën.
Ka për qëllim një punë të përbashkët në një sektor tepër të rëndësishëm për personat që kane nevojë për përkujdesje shëndetësore. Është një projekt shumë i rëndësishëm që e përmbush një segment të rëndësishëm në shëndetësi në komunën tonë që kanë munguar deri me tani.
Në kuadër të këtij projekti njëvjeçar me mundësi vazhdimi që është financuar nga Komuna e Mitrovicas dhe Caritasi me nga 75 mijë euro, do të angazhohen 13 infermierë dhe 2 doktorë të mjekësisë, të cilët do të punojnë gjatë gjithë kohës në terren.