Shënohet viktima e parë nga koronavirusi në Kosovë
Prishtinë, 22 mars - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHP) ka njoftuar se në Kosovë u konfirmua viktima e parë nga koronavirusi.
Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik njoftoi se viktima është një pacient 82 vjeç nga Dumnica e Podujevës.
“Pacienti i lindur më 1938, fshati Dumnicë, Komuna e Podujevës, është pranuar në Klinikën Infektive më 16.03.2020, në ditën e 6 të sëmundjes me shenja të infiltrimit pulmonar dhe pneumonisë masive majtas”.
“Pacienti ka pasur edhe sëmundje shoqëruese kronike: kardiake dhe sëmundje kronike mushkërore”, thuhet në njoftim.
Rasti në fjalë është kontakt nga djali i tij dhe vajza e tij pozitive.
Të gjitha kontaktet e rekomanduara për vetëizolim.