25 Dhjetor 2024

Shënohet viktima e dytë nga gripi i derrave

Prishtinë, 13 mars - Sot, në Klinikën Infektive të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) ka vdekur edhe një pacient me  virusin H1N1, e njohur në opinion si gripi i derrave.

Pacienti S. H (1965)  ishte në gjendje të rëndë shëndetësore në respirator dhe ka përfunduar me vdekje në orën 04:30.  Ai ishte shtrirë me datën 08.03.2014, në orët e mbrëmjes dhe kishte pezmatim të rëndë të dy anëve të mushkërive, pra ishte pranuar në ditën e 8-të të sëmundjes.

Nga  27 shkurt  2014, deri më sot, nga 232 mostrat e dërguara për analizë në laboratorin e Institutit Kombëtarë të Shëndetit Publik, 109 mostra kanë rezultuar pozitive, prej tyre 43 pacientë kanë rezultuar se kanë infeksion me gripin H1N1, dhe 56 raste me influencën e rëndomtë A.

Në  Klinikën Infektive, aktualisht janë  të  shtrirë  6 pacientë, prej të cilëve 5 janë të konfirmuar me H1N1 në laboratorët e Institutit Kombëtarë (IKSHPK)  dhe janë në terapi me Tamiflu.

Të dyshimtë për grip të shtrirë në Klinikë janë edhe 2 pacientë, për të cilët priten rezultatet nga laboratorët e IKSHPK, të cilët bëjnë diagnostifikimin laboratorik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)