Shënohet të enjten Dita Botërore e Veshkës
Prishtinë, 14 mars - Me rastin e 14 marsit-Ditës Botërore të Veshkës, Shoqata e Nefrologëve të Kosovës, së bashku me Klinikën e Nefrologjisë të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, sot organizojnë disa aktivitete për shënimin e kësaj dite.
Kështu, duke filluar nga ora 10:00 në Sheshin Nëna Terezë, do të hapet një tendë, ku profesionistët shëndetësor do të bëjnë matjen e sheqerit në gjak dhe të tensionit arterial për qytetarët e interesuar që ta bëjnë këtë.
Po ashtu, do të zhvillohet edhe një kuiz në formë testi për vlerësimin e njohurive të qytetarëve rreth veshkave.
Kurse, nga ora 12:00 në Qendrën e Telemjekësisë së Kosovës, do të organizohen ligjërata për studentët dhe profesionistët shëndetësor të niveleve të tjera lidhur me veshkat dhe patologjitë që i përcjellin ato.