Shënohet ri-akreditimi i Programit Specialistik në Mjekësisë Familjare
Prishtinë, 15 korrik - Me rastin e ri-akreditimit tre vjeçar të Programit Specialistik në Mjekësisë Familjare të Kosovës nga Kolegji Mbreteror i Anglise-RCGP, organizohet shënimi i kësaj ngjarjeje të rëndësishme për mjekësinë kosovare.
Ngjarja organizohet sot në ora 10:00 në Prishtinë, në hapësirat e Qendrës për Zhvillimin e Mjekësisë Familjare të Kosovës.
Në këtë ceremoni do të marrin pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë dhe ai i Arsimit, Imet Rrahmani dhe Arsim Bajrami, si dhe zyrtarë të tjerë të lartë shëndetësorë.