Shënohet java e të ushqyerit me qumësht të gjirit
Prishtinë, 2 tetor - Nga 1 deri me 7 Tetor, Zyra e UNICEF-it në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë do të shënojë Javen për të Ushqyerit me Qumësht të Gjirit në Kosovë me moton Të ushqyerit me qumësht të gjirit synimi për jetë më të mirë.
Këtë vit, Java e të Ushqyerit me Qumësht të Gjirit do të shënohet në Gjakovë, së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Komunën e Gjakovës, të Enjten me 2 Tetor, në Qendrën Kryesore ëe Mjekësisë Familjare, për të biseduar me prindërit për rëndësinë e të ushqyerit me qumësht të gjirit dhe përkrahjen e familjes në mirëqenien e fëmijës dhe fillimin e jetës së shëndoshë.
Kjo ngjarje kontribon poashtu në iniciativën programore të UNICEF-it, Gjakova për fëmijët e cila përmban përfshirjen dhe llogaridhënien për realizimin e të drejtave të fëmijëve.
Pas takimit në QKMF në Gjakovë, përfaqësuesit e Ministrisë së Shëndetësisë, zyrës së UNICEF-it, Kryetarja e Komunës së Gjakovës dhe përfaqësuesit e autoriteve lokale shëndetësore do të vizitojnë lindoren në spitalin në Gjakovë, për të përkrahur dhe inkurajuar nënat e reja për të praktikuar të ushqyerit me qumësht të gjirit dhe duke shpërndarë material për rëndësinë e të ushqyerit me qumësht të gjirit.
Për çdo vit, UNICEF-i në bashkëpunim me partner e shënon Javën për të Ushqyerit me Qumësht të Gjirit, e cila ka për qëllim të theksojë rolin e rëndësishëm dhe kritik të ushqyerit me qumësht të gjirit në zhvillimin fizik, emocial dhe psikosocial të fëmijës.
Javë e të ushqyerit me qumësht të gjiriti e thekson rolin e madh të të ushqyerit me qumësht të gjirit në jeten e fëmijëve dhe rëndësin e promovimit të vlerës së të ushqyerit me qumësht të gjirit në nivel global, vendor dhe të komunitetit.
Fillimi i shëndoshë i jetës për të gjithë fëmijët bëhet përmes të ushqyerit me qumësht të gjirit - një nga mënyrat më të thjeshta, mençura, si dhe më kost efektive që kemi për të përkrahur fëmijët më të shëndoshë, familjet më forta dhe rritjen e qëndrueshme\", thotë Zt. Antony Lake, Drejtori Ekzekutiv i UNICEF-it me rastin e Javës për të Ushqyerit me Qumësht të Gjirit 2014.
Që nga viti 1990, numri i vdekjeve të parandalushme të fëmijëve nën moshën 5 vjeçare ka shënuar rënie për 47%. Megjithatë, në nivelin global për secilin vit afër 7 milion fëmijë vdesin para moshës 5 vjeçare dhe rreth 40% janë të porsalindur.
Fillimi i hershëm i të ushqyerit me qumësht të gjirit brenda orës së parë pas lindjes mund të parandalojë 1 në 5 vdekje dhe parandalojë më shumë se 500,000 vdekje të fëmijëve nën moshën pesë vjeçare.
Znj. Laila Omar Gad, shefe e Zyrës së UNICEF-it në Kosovë thekson se \"evidenca e shkencës dokumenton qartë përpërësitë e të ushqyerit me qumësht të gjirit, lidhur me reduktimin e vdekjeve të fëmijëve, por edhe në promovimin e rritjes dhe zhvillimit kognitiv të fëmijëve, e cila kontribon në përmirësimin edhe të shëndetit në vitet e mëvonshme dhe përmirësimin e arritjeve arsimore\".
Njohja e këtyre përparësive, ka bërë që shumë qeveri janë duke e vendosur të ushqyerit me qumësht të gjirit në qendër të programeve të tyre për të ushqyerit dhe se numri i vendeve me shkallë të rritur të të ushqyerit me qumësht të gjirit vazhdimisht është duke u përmirësuar.
Lidhur me këtë studimet dëshmojnë se përkrahja e vazhdueshme e nënave nga familja dhe nga institucionet shëndetësore kontribon në rritjen e iniciativave për të ushqyerit me qumësht të gjirit dhe inkurajon të ushqyerit ekskluziv me qumësht të gjirit.
Drejtori Ekzekutiv i UNICEF-it, Anthony Lake thekson \"të bashkohemi përsëri në frymën e progresit dhe arrijmë rezultate më të mira për fëmijët duke e prioritizuar të ushqyerit më qumësht të gjirit në nivelin global, për ti mundësuar secilit fëmijë fillimin sa më të mirë në jetë\".
Përmirësimi i gjendjes shëndetësore të fëmijëve në Kosovë mbetet një nga prioritetet kryesore për UNICEF-in dhe partnerët e saj.
Së bashku me Ministrinë e Shëndetësisë, partnerët dhe institucione të tjera, UNICEF-i është duke përkrahur aktivitetet e rregullta dhe intervenimet që mbështesin të ushqyerit me qumësht të gjirit dhe ushqyerit adekuat të foshnjës dhe fëmijës së vogël.
Zyra e UNICEF-it në Kosovë gjatë kësaj jave do të përkrah emitimin e videoklipit në televizion për sensibilizuar popullsinë për të ushqyerit me qumësht të gjirit, si dhe përkrah shtypjen e materialeve edukative promovuese për institucionet shëndetësore.
Zyra e UNICEF-it në Kosovë do të vazhdojnë të punojnë me të gjithë partnerët për të promovuar dhe mbrojtur të ushqyerit me qumësht të gjirit për t\'i mundësuar fëmijëve fillim të shëndoshë në jetë!