15 Maj 2024

Shënohet Java Botërore e Vetëdijesimit për Antibiotikë

Prishtinë, 16 nëntor - Sot në Institutin Kombëtarë të Shëndetit Publik të Kosovës, Ministria e Shëndetësisë në bashkëpunim me Zyrën e OBSH në Kosovë  do të shënojnë “Javën Botërore të Vetëdijesimit për Antibiotikët.

Me këtë rast do të prezantohen të dhënat e reja mbi rezistencën globale dhe lokale në antibiotikë si dhe do të promovohet përkthimi shqip i Udhërrëfyesve të OBSh-së për Higjienën e duarve në Kujdesin shëndetësor.

Për këtë qëllim do të ketë aktivitete të shumta duke filluar me mbajtjen e një takimi pune dhe konferencës për shtyp, mbajtjen e ligjëratave ne Fakultetin e Mjekësisë si dhe shpërndarjen e materialeve-edukativo shëndetësore në institucionet shëndetësore .

Rezistenca andaj antibiotikëve është një ndër kërcënimet më të mëdha të shëndetit global. Ajo po rritet me ritëm të frikshëm në të gjitha pjesët e botës. Shfaqja dhe përhapja e mikrobeve rezistente ndaj antibiotikëve është kërcënim për ardhmërinë e fëmijëve tanë.

Organizata Botërore e Shëndetësisë për herë të parë po udhëheq një fushatë globale me moton “ Antibiotikët: përdorni me kujdes” duke ftuar individët, qeveritë, profesionistët shëndetsorë e bujqësorë të ndërmarrin veprime konkrete për ta adresuar këtë problem urgjent.

 Java Botërore e Vetëdijësimit për Antibiotikët ka për qëllim të ngrit vëtëdijësimin për rezistencën globale antimikrobike dhe të inkurajojë praktikat më të mira tek publiku, punëtorët shëndetsorë dhe vendimmarrësit për ta shmangur shfaqjen dhe përhapjen e rezistencës ndaj antibiotikëve.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)