Shënohet Java Botërore e Imunizimit
Prishtinë, 24 prill - Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë, IKSHPK dhe zyrat e UNICEF-it e OBSh-së në Prishtinë, nga 24 deri me 30 Prill në Kosovë do të shënohet Java Botërore e Imunizimit.
Me qëllim të shënimit të kësaj ngjarjeje, të premten në Ministrinë e Shëndetësisë zhvillohet një takim, ku do të flitet për imunizimin në Kosovë si njërin nga intervenimet më efektive të shëndetit publik që ka potencial për të reduktuar vdekshmërinë e fëmijëve.
Imunizimi është një nga intervenimet më efektive të shëndetit publik dhe ka potencial për të reduktuar vdekshmërinë e fëmijëve. Imunizimi kursen shumë jetëra për çdo vit dhe kjo arritje e sukseshme në lëmin e shëndetit publik duhet të përkrahet.
Duke respektuar se secili fëmijë meriton fillimin e shëndoshë të jetës, me rastin e Javës të Imunizimit, do të përkrahen aktivitete programore për të ngritur vetëdijen e politik bërësve, vendimarrësve, profesionistëve shëndetësor prindërve, familjeve për rëndësinë e vaksinimit dhe avokim për vaksinim të të gjithë fëmijëve.