02 Maj 2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare e të Moshuarve

Prishtinë, 1 tetor - Organizuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike (IKSHP), sot në Prishtinë u shënua 1 Tetori-Dita Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, me moton: “Qëndrueshmëria dhe gjithë-përfshirja moshore në mjedisin urban”.

Me këtë rast do të bëhet edhe prezantimi i lifletës “Parandalimi i rrëzimeve te personat e moshuar”, publikim i Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike.

Ministri i Shëndetësisë, Imet Rrahmani, tha se kjo ditë është një moment për të ngritur ndërgjegjësimin në të gjitha nivelet dhe për t'u siguruar se investimi në shëndet gjatë gjithë jetës prodhon vlera për shoqërinë, ndërsa angazhimi duhet të fokusohet që jeta e të moshuarve të jetë sa më e mbushur, sa më dinamike dhe atyre t'u ofrohet përkujdesje të vazhduar.

Përkujdesja për të moshuarit nuk është kurrë i tepërt, tha ai, ndërsa “këtë kategori, ne duhet ta konsiderojmë si pasuri për shoqërinë tonë, sepse përmes tyre ne identifikojmë jo vetëm kujtesën tonë historike e kulturore, por përmes tyre, ne trashëgojmë një energji në bartjen e përvojave të dobishme për shumë çështje që lidhen me jetën tone”.

Ministri tha se ligjet në shëndetësi kanë mundësuar që të gjitha shërbimet në dispozicion që mund t'u ofrohen të moshuarve në institucionet publike shëndetësore të jenë falas, sikurse edhe barnat që sigurohen për këto institucione,  ndërkohë që, Ligji i Sigurimeve Shëndetësore, për të cilin po punojmë që të jetësohet, ka paraparë gjithashtu, që  të moshuarit, të jenë të liruar nga obligimi për të paguar kontributet për sigurimet shëndetësore.

“Ministria e Shëndetësisë, do të bëjë çmos që përmes përmirësimit të cilësisë së shërbimeve shëndetësore dhe përmirësimit të kushteve të jetës edhe nga ministritë e tjera, të  rrisim edhe jetëgjatësinë e popullatës”, tha Ministri, duke theksuar se përpjekjet tona do të fokusohen në zvogëlimin e sëmundjeve kronike jo të transmetueshme si sëmundjet e zemrës, diabetit dhe kancerit, të cilat prekin më së shumti të moshuarit dhe të sigurojmë përgjigje sa më adekuate për to.

Drejtori ekzekutiv i IKSHP-së, Prof. dr. Naser Ramadani, tha shënimi i sivjetmë i Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar në mbarë botën synon të demonstrojë se një agjendë gjithëpërfshirëse e të gjitha moshave është e rëndësishme për mjediset e qëndrueshme urbane në mënyrë që të promovohet barazia, mirëqenia dhe prosperiteti i përbashkët.

Ai tha se iniciativat e ndryshme që mund të ndërmerren nëpërmjet partneriteteve midis qeverive dhe sektorit privat për të siguruar strehim dhe transport të përballueshëm dhe të përshtatshëm për personat e moshuar si dhe rëndësia e mbështetjes ndërmjet gjeneratave për fushat sociale, ekonomike dhe kulturore të mjedisve urbane, po ashtu janë objektiv i shënimit të kësaj dite sivjet, në mbarë botën. Profesor Ramadani ka theksuar se, bazuar në regjistrimin e vitit 20122, popullata e moshuar përbën rreth 7% të popullsisë në Kosovë.

Në këtë takim, në emër të shoqatës “Vita- Jeta” ka folur Remzie Pireva, e cila theksoi se kjo shoqatë numëron rreth 1300 anëtarë të moshuar, kurse shoqata luan rolin e një Qendre gjenerative në Kosovë dhe zhvillon aktivitetet të shumta të sferës sociale, shëndetësore, juridike, etj., me qëllim të përmirësimit të pozitës së të moshuarve.

Ajo kërkoi mbështetej të drejtpërdrejt prej institucioneve shtetërore pwr këtw shoqatw dhe të moshuarit.

Kurse, kryetari i Lidhjes së Pensionistëve dhe Invalidëve të Punës, Hasan Berisha, pasi përshëndeti nismat e këtilla që sensibilizojnë shoqërinë për nevojat e të moshuarve, tha se në periudhën pas pensionimit, të moshuarve ju duhet një përkrahje e madhe, ndërkohë që e vlerësoi faktin se kjo grup moshë nuk do të paguajnë kontribute për sigurimet shëndetësore publike të obliguara në Kosovë.

Shefi i Qendrës mbi  Moshimin në IKSHP, dr. Naim Jerliu ka prezantuar aspektë të ndryshme që lidhen me të moshuarit në Kosovë dhe në rrafshin global, kurse prezantimi i lifletës “Parandalimi i rrëzimeve te personat e moshuar” është bërë nga specialistja e Mjekësisë Sociale në IKSHP, Pranvera Krasniqi.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)