Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar
Prishtinë, 2 tetor - Ministria e Shëndetësisë organizon shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar, që sivjet mbahet nën moton “Një hap më tej në të ardhmen: Përfshirja e talenteve, kontributeve dhe pjesëmarrjes së personave të moshuar në shoqëri".
Me këtë rast do të bëhet edhe prezentimi i fletëpalosjes “Jeto shëndetshëm", si dhe do të bëhet promovimi i vaksinimit sezonal kundër gripit, duke vaksinuar të moshuarit pjesëmarrës.
Ngjarja mbahet në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës.