Shënohet Dita Ndërkombëtare e Personave të Moshuar

Prishtinë, 1 tetor - Ministria e Shëndetëisë sot organizon shënimin e Ditës Ndërkombëtare të Personave të Moshuar - 1 Tetorit, që sivjet mbahet nën moton Mos lini asnjeri mënjanë: Promovimi i një shoqërie për të gjithë.
Me këtë rast do të bëhet prezantimi i Broshurës Ushqimi tek të moshuarit, i publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike i Kosovës (IKSHPK) me mbështetje të Caritas Kosova.
Ngjarja mbahet në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), më 1 tetor 2014, në ora 11.00