29 Dhjetor 2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Mamive

Prishtinë, 5 maj - Shoqata e Mamive të Kosovës sot shënon Ditën ndërkombëtare të Mamive në Kosovë me moton “ Për një të nesërme me të mirë “.

Qëllimi i kësaj dite  është për të informuar dhe ngritur vetëdijen për rëndësin e punëve të mamive .

Mamitë në tërë botën e shënojn këte ditë përmes aktiviteteve të ndryshme.

Shoqata e mamive të Kosovës, OBSH, UNFPA, e shënojnë këtë ditë përmes organizimit të Tryezës së rrumbullakët“ Fuqizimi  i rolit të mamive në ofrimin e kujdesit perinatal cilësor, miqësor dhe të sigurte”.

Roli dhe rëdësia e mamive ështe e pazëvendësueshme dhe e madhe në përmirësimin e gjendjes shëndetësore dhe angazhimi i tyre në bashkëpunim me Gjinekologët dhe Obstetrët dhe të tjerë, ka rezultuar në përmirësimin e shërbimeve shëndetësore dhe rënien e sëmundshmërisë dhe vdekshmërisë së nënave dhe fëmijëve .

Mamitë e kuptojnë se shtatzëna ka të drejtë për të lindur në ambient të sigurtë dhe të ju ofrohet përkrahje dhe kujdes sa me cilesor.

Mamit janë personeli kyq për të arritur synimet zhvillimore të mijëvjecarit 4 (Reduktimi i vdekëshmërisë së fëmijëve) dhe Synimit 5 (Përmirësimi i shëndetit maternal).
Mamite janë të përkushtuara për të punuar dhe për të ofruar shërbime sa më cilësore për të arritur këto synime .

Mamitë kanë nevojë  për përkrahje dhe ngritje të vazhdueshme të kapaciteteve për të ngritur shkathtësitë dhe për të përmirësuar shërbimet shëndetësore.

Ftojmë mediat që të na bashkangjiten në këtë ditë, që të informojnë  opinionin e gjërë dhe të na përkrahin në promovimin e rolit të mamive për shërbimet shëndetësore për shtatzënat, nënat dhe fëmiët .

Ne duhet ti kushtojmë kujdes dhe vëmendje maksimale nënave dhe fëmijëve në mënyrë që të kemi shoqëri të shëndosë. Kosova ka nevojë për mamitë .

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)