Shënohet Dita Ndërkombëtare e Infermierisë
Prishtinë, 12 maj - Ministria e Shëndetësisë - Divizioni i Infermierisë në bashkëpunim me Odën e Infermierisë, mamive dhe profesionistëve të tjerë shëndetësorë (OIK), të mbështetur nga UNFPA-zyra në Prishtinë, për nder të Ditës Ndërkombëtare të Infermierisë, organizon eveniment me moton Infermierët: Forcë për ndryshim Përmirësimi i aftësive ripërtëritëse në sistemin shëndetësorë.
Evenimenti do të në Qendrën e Zhvillimit të Mjekësisë Familjare (QZHMF), në Prishtinë.
Edhe Komuna e Prishtinës, Zyra për Barazi Gjinore në bashkëpunim me Grupin e Grave, organizon për herën e tretë me rradhë Ditën ndërkombëtare të infermierisë me ç\'rast në oborrin e Komunës do të ketë aksion për dhurimin e gjakut.