24 Dhjetor 2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare e Diabetit

Prishtinë, 14 nëntor - Organizuar nga Rrjeti i Shoqatave të Diabetit në Kosovë: Shoqata e Diabetikëve të Prishtinës,  Shoqata Kombëtare e Diabetikëve të Kosovës,  Shoqata e Endokrinologëve dhe Diabetologëve të Kosovës, në bashkëpunim me institucionet shëndetësore, sot në Kosovë u organizua shënimi i Ditës Ndërkombëtare të Diabetit.

Shënimi kryesor u shënua në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë, në të cilën mori pjesë edhe Ministri i Shëndetësisë Ferid Agani, shefi i Zyrës së OBSh-së në Kosovë, Skënder Syla, përfaqësues të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, Drejtorisë Komunale për Shëndetësi të Prishtinës, profesionistë shëndetësor dhe qytetarë të prekur nga diabeti, për të debatuar rreth diabetit në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë, Ferid Agani tha se institucionet shëndetësore janë shumë të mobilizuara që me mundësitë e tyre financiare, të përmbushin nevojat e të prekurve nga diabeti. Ai tha se MSh ka arritur ta stabilizojë situatën, ashtu që të mos ketë mungesë insuline, ndërkohë që për zbulimin e hershëm të kësaj sëmundje, duhet një mobilizim apo organizim nga institucionet dhe shoqëria civile së bashku, në partneritet edhe me qytetarët .

“Ministria po zhvillon politika të drejta që kësaj çështje t’i qaset në të ardhmen edhe në mënyrë në gjithëpërfshirëse”, tha Ministri Agani.

Dr. Skënder Syla, tha se është parashikuar se deri rreth vitit 2030 jo më pak se gjysmë milioni njerëz do të jetojnë me diabet. “Megjithëse, llogaritet se dikur 371 milionë njerëz në botë jetojnë me diabet krahasuar me 280 milionë të tjerë në rrezik të lartë për të zhvilluar diabet, jeto të dhanë asnjëherë nuk janë plotësisht të sakta”, tha Syla.

Ai porositi që, në frymën e kësaj teme, “të përpiqemi të gjithë me një ë të thërrasim për jetë të shëndetshme përmes marrjes me not, ngasjes me biçikletë , ecje të shpejtë, vallëzim apo ushtrime 30 minutëshe në ditë, që sipas ekspertëve , zvogëlojnë 40 për qind rrezikun nga zhvillimi i diabetit tip 2”.

Dr. Valbon Krasniqi, tha se sistemi shëndetësor në Kosovë, me gjithë vështirësitë e saj, sa i përket trajtimit të diabetit, trajton me sukses shumë problematika, në mesin e tyre edhe çështjen e diabetit dhe të gjitha QKMF-të në Prishtinë, janë të pajisur me laboratorë për detektimin e sëmundjes së diabetit dhe shumë sëmundjeve të tjera të cilat mund ta diagnostikohen në Kujdesin Parësor.

Dr. Igballe Malushaj nga Shoqata e Diabetologëve të Kosovës, tha se shoqata ndihmon fëmijët me diabet dhe sipas saj, sot fëmijët e prekur nga diabeti kanë në dispozicione dhe insulina analoge, falë furnizimit nga MSH-ja.

Në këtë tryezë, profesionistët bënë thirrje për aksione të përbashkëta për ndërgjegjësimin e popullatës për t’u mbrojtur nga diabeti, duke praktikuar një stil të shëndoshë të jetës.

Krahas kësaj tryeze, për shënimin e kësaj dite u mbajtën edhe aktivitete të tjera në sheshet e Prishtinës dhe qytete të tjera, si matja e nivelit të sheqerit në gjak, hulumtime me qytetarë përmes anketimit, krosi i fëmijëve nga Sheshi “Ibrahim Rugova” deri te sheshi “Zahir Pajaziti”, si dhe takime e diskutime rreth sëmundjes së diabetit me personat e atakuar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)