23 Dhjetor 2024

Shënohet Dita Ndërkombëtare e AIDS-it

Prishtinë, 30 nëntor - Organizuar nga Ministria e Shëndetësisë-Komiteti Kosovar për AIDS dhe partnerët, sot në Prishtinë u mbajt një tryezë e rrumbullakët me rastin e Ditës Botërore të AIDS-it, me moton: “Stigma nxit përhapjen e HIV-it”.

Në këtë tryezë të rrumbullakët zyrtarë të MSh-së-Komitetit Kosovar për AIDS, të agjencioneve të KB-së që veprojnë në fushën e shëndetësisë në Kosovë,  të IKSHP-së, shoqwrisw civile, etj.,  diskutuan për përgjigjen adekuate ndaj problemit të HIV/AIDS-it në Kosovë.

Ministri i Shëndetësisë i Republikës së Kosovës, prof. dr. Ferid Agani tha se Ministria e Shëndetësisë është e përkushtuar bashkë me institucionet e tjera që problematikës së HIV/AIDS-it t’i qaset në mënyrë sa më adekuate dhe gjithëpërfshirëse, duke pasur parasysh pasojat shkatërruese që kjo sëmundje i sjell kudo.

Në këtë aspekt, Ministri Agani tha se në Kosovë ekziston një sinergji sa i përket koordinimit të përgjigjes institucionale mes institucioneve qeveritare dhe jo-qeveritare, që bashkëpunojnë ngushtë në përpjekjet serioze për adresimin adekuat të problematikës së AIDS-it.

Ministri Agani tha se Kosova ka ende prevalencë të ulët të AIDS-it në regjion, ndërsa që në fazat e hershme ka pranuar rëndësinë e një përgjigje efikase shtetërore ndaj HIV/AIDS-it, me qëllim të mbajtjes së HIV/AIDS-it nën kontroll dhe parandalimit të pasojave serioze për individë, familje dhe për shoqërinë në tërësi dhe në kuadër të këtyre përpjekjeve  është hartuar Plani Strategjik 2009-2013 kundër AIDS-it, është bërë Deklarata e Zotimit për AIDS, e dalë nga sesioni i posaçëm i AIDS-it i Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së 2001, është nënshkruar Deklarata e vendeve te Evropës Juglindore për HIV/AIDS më 2002, Deklarata e Dublinit më 2004, dhe në tetor 2008 Kuvendi i Kosovës ka miratuar Rezolutën për Deklaratën e Mijëvjeçarit.

Në fushën e shërbimeve, Ministri theksoi se MSH mbulon në tërësi me terapi anti-retrovirale 13 pacientë me HIV/AIDS, dhe kjo do të vazhdojë edhe në të ardhmen, derisa do të formohet Grupi punues që do ta hartojë Strategjinë e re kundër HIV /AIDS-it 2014-2020.

Zonja  Osnat Lubrani,  Përfaqësuese Zyrës së UNKT në Kosovë tha se është shumë me rëndësi që edhe Kosova është pjesë e përpjekjeve globale për ta luftuar HIV/AIDS-in, ndërsa që ka vënë theksin mbi përpjekjet që duhet bërë që personat e prekur nga HIV/AIDS-i të mos stigmatizohen, por të trajtohen si pjesë e integruar e shoqërisë.

Ajo ka folur edhe për Raportin global rreth përmasave të pandemisë së AIDS-it në nivel botëror ku 34 milionë njerëz jetojnë me këtë sëmundje, me gjithë rënien e rasteve që është evidentuar në dy vitet e fundit.

Dr. Luljeta Gashi (IKSHP) prezantoi një raport lidhur me situatën epidemiologjike në Kosovë, me HIV/AIDS,  ku sipas të dhënave zyrtare, ku që prej vitit 1986, kur është regjistruar rasti i parë, e deri më 2012 janë raportuar 86 raste të HIV dhe AIDS (prej tyre 46 janë me AIDS dhe 40 me HIV infeksion) dhe ka pasur 38 të vdekur, prej të cilave  69% janë meshkuj, kurse grup-mosha më e përfshirë 25-34 vjeç (37 %).

Lidhur me përvojën e Kosovës në këshillimin dhe testimin për HIV/AIDS ka referuar infektologu Izet Sadiku, ndërsa për programin e përbashkët të Agjencioneve të OKB-së me MSh-në në adresimin e kësaj çështje dr. Bajram Maxhuni.

Në tryezë është zhvilluar debat rreth aspekteve të ndryshme të luftës kundër HIV/AIDS-it në Kosovë, ndërsa më pas,  në sheshin “Nëna Terezë” është bërë observimi i disa aktiviteteve vetëdijesimi të zhvilluara enkas për këtë ditë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)