Shënohet Dita Evropiane e Epilepsisë
Prishtinë, 10 shkurt - 10 Shkurti është Dita Evropiane e Epilepsisë e cila në shumë shtete të Evropës kalon me mori aktivitetesh të ndryshme lidhur me këtë sëmundje, me moton: Epilepsia është më shumë se një krizë.
Qëllimi kryesor i shënimit të Ditës Evropiane është ngritja e vetëdijes për nevojën e përmirësimittë tretmanit dhe kujdesin për 6 milionë njerëzë në Evropë, të cilët e kanë Epilepsinë.
Arsyeja e shënimit të kësaj dite në Kosovë është thirrja për AKSION për të gjithë ata që me kontributin e tyre do te përkrahin luftën kundër Epilepsisë.
Shënimi i kësaj dite bëhet për herë të dytë në Kosovë nga ana e Shoqatës kundër Epilepsisë e Kosovës(SHKEK), e cila nga viti 2011 është anëtare e Ligës Internacionale Evropiane kundër Epilepsisë (ILAE) , me qëllim të sensibilizimit të popullatës, ngritjës së vetëdijës që edhe pse nuk është sëmundje e lehtë dhe e padëmshme, ajo mund të kontrollohet me sukses.
Falë tretmanit medikamentoz dhe jetës së diciplinuar, me këtë sëmundje mund të jetohet një jetë normale dhe kualitative, si dhe të prekurit mos të jenë viktima të stigmatizmit nga rrethi/mjedisi i cili për shkak të panjohurive për sëmundjen, bënë që personat me epilepsi shpeshë herë ta fshehin sëmundjen në mënyrë që shoqëria të mos i largoj, gjykoj apo ngacmoj.
Disa fakte mbi Epilepsinë
· Në botë janë të prekur më shumë se 50 milionë njerëz, e kjo e bënë këtë një problem të rëndësishëm në shëndetin publik;
· Në të kaluarën kanë ekzistuar shumë paragjykime dhe dogma për epilepsinë. Sot, qëndrimet bashkëkohore të ILAE tregojnë se personat me epilepsi mund të jetojnë dhe punojnë normalisht, sikurse çdo individ tjetër i shëndoshë;
· Kriza epileptike shkaktohet nga zbrazja enorme e ekcitimit të qelizave nervore;
· Një sulm epileptik nuk do të thotë epilepsi;
· Meshkujt vuajne pak më shumë se femrat nga epilepsia;
· Epilepsia munde të fillojë në çdo moshë por më e zakonshme është në fëmijëri
dhe në moshat e shtyera (mbi 65 vjeç);
· Mund të paraqitet në çdo racë dhe çdo shtresë sociale;
· Deri në 70% të personave me epilepsi kanë kontroll të plotë të krizave me përdorimin e terapisë antiepileptike;
· Terapia për epilepsinë doemos duhet të merret me rregull, ashtu si është udhëzuar nga neurologu/epileptologu, me kontrolle të rregullta, si dhe kontrolli i ilaçit në gjak dhe EEG;
· Ngasja e automjetit kërkon një qasje individuale edhe pse nuk rekomandohet vozitje profesionale. Në shumë vende të botës, personave që skanë pasur sulm në periudhën prej 1-3 vjet, u lejohet ngasja e automjetit nën kontroll;
· Shtatëzania tek femërat me epilepsi duhet të jetë e planifikuar dhe në konsultim me epileptologun;
· Personat me epilepsi duhet të jetojnë dhe të punojnë në një atmosferë normale e të shëndoshë, me përkrahje të familjes dhe mjedisit shoqëror.