Shënohet Dita e Stomatologjisë Kosovare
Prishtinë, 7 dhjetor - Shoqata e Stomatologëve të Republikës së Kosovës organizon hapjen solemne të shënimit te Ditëve të Stomatologjisë Kosovare.
Më këtë rast do të behët promovimi i monografisë shkencore “Dhëmbët si tregues biologjik i ndotjes së ambientit me metale të rënda” të autorit Blerim Kamberi.
Po ashtu do të behët edhe promovimi i librit të shqipëruar “Endodoncia - Parimet dhe Praktika” nga redaktorët e botimit shqip Blerim Kamberi, Ferit Koçani dhe Violeta Ukmata-Vula.