Shënohet Dita e Solidaritetit me Pacientë
Prishtinë, 5 dhjetor - Me 5 dhjetor shumica e shteteve të botës, nën patronatin e Aleancës Ndërkombëtare të Pacientëve (IAPO) kremtojnë Ditën e Solidaritetit me Pacientë.
PRAK, si anëtare e këtij rrjeti të madh botëror, për herë të dytë i bashkëngjitet këtij aktiviteti me interes për pacientët.
Secila nga shtetet, në mënyrën e vet nëpërmjet shoqatave organizojnë aktivitete të ndryshme që kanë të bëjnë me solidarizimin me pacientët.
Për këtë vit PRAK ka planifikuar dhurimin e gjakut si aktivitet kryesorë i cili do të shoqërohet edhe me disa aktivitete të tjera përcjellëse.
Moto e organizimit është \"Duke ndihmuar të tjerët sot, do të ndihmosh veten nesër\".
Gjaku është një gjë që dikush e ka benifit e të tjerët nevojë, prandaj të solidarizohemi me ta, është gjëja më e mirë që ne mund të bëjmë.
Aktiviteti organizohet në Spitalin e Përgjithshëm të Prizrenit me datë 05 dhjetor 2015, ditë e shtunë nga ora 08:00 deri në ora 16:00 dhe mbështetet nga Ministria e Shëndetësisë dhe Fondacioni Golden Eagle.