Shënohet Dita e Higjienës Menstruale
Prishtinë, 28 maj - Qendra për Informim, Kritikë dhe Aksion (QIKA) në bashkëpunim me kompaninë Butterfly organizon konferencë për media për shënimin e Ditës së Higjienës Menstruale.
Butterfly Kosova ka dhënë donacion për QIKA 24,000 peceta menstruale dhe 4,000 teste për identifikimin e infeksioneve.
Ky donacion do të shpërndahet sot në të gjitha fakultetet e Universitetit të Prishtinës si dhe në disa shkolla publike nëpër komuna të Kosovës.
“Java kundër varfërisë menstruale dhe stigmatizimit të menstruacioneve ” e cila ka filluar nga data 24 deri më datën 28 maj, ka synim që të problematizoj varfërinë menstruale si dhe të ofroj informata të sakta mbi shëndetin menstrual.