Shënohet Dita Botërore të Shëndetit Mendor

Prishtinë, 10 tetor - Klubi Dëshira organizon shënimin e Ditës Botërore të Shëndetit Mendor, këtë vit me temën Edukimi përmes Iniciativave Avokuese.
Promovimi i Shërbimeve Sociale Cilësore - Janë Vlerë Shoqërore, ky është edhe projekti i Klubit Dëshira mbështetur nga Save the Children International në Kosovë dhe i financuar nga Bashkimi Evropian.
Shënimi i Ditës Botërore të Shëndetit Mendor ka për qëllim të kontribuojë në promovimin e shërbimeve sociale me cilësi të lartë për grupet më të cenueshme të shoqërisë kosovar siç janë personat me dëmtime intelektuale dhe ata me probleme mendore në Kosovë.