22 Dhjetor 2024

Shënohet dita botërore kundër duhanit

Prishtinë, 31 maj - Zyrat e OBSH-së dhe UNICEF-it në Kosovë në bashkëpunim me Ministrinë e Shëndetësisë dhe Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike do ta shënojnë ditën botërore pa duhan, më 31 maj 2011.

Kjo datë shënon një nismë vjetore globale, e cila ka për qëllim ta informojë publikun për rrezikun e konsumit të duhanit, për praktikat biznesore të kompanive të duhanit, për atë se çka mund të bëjnë njerëzit anekënd botës për të deklaruar të drejtat e tyre për shëndet e jetë të shëndetshme dhe për mbrojtjen e gjeneratave të ardhshme.

Këtë vit tema bosht do të jetë Korniza e Konventës së OBSH-së për kontrollin e duhanit, që përbën njër prej instrumenteve kryesore të kontrollit të duhanit, duke riafirmuar të drejtën e gjithë njerëzve për standardet më të larta të shëndetit dhe duke siguruar dimensionet e reja ligjore për bashkëpunim në fushën e kontrollit të duhanit.

Edhe pse ka hyrë në fuqi tek prej vitit 2005, korniza tashmë është një ndër traktatet më të pranueshme dhe më të përhapura në historinë e Kombeve të Bashkuara, me afër 170 palë nënshkruese.

Për shkak të situatës komplekse politike, Kosova ende nuk e ka nënshkruar këtë marrëveshje; megjithatë, duke u bazuar në efikasitetin e dëshmuar të traktatit në luftën kundër duhanit, do të kishte rëndësi të jashtëzakonshme për Kosovën që të punojë drejt përmbushjes së obligimeve që dalin nga kjo Kornizë.

Konsumi i duhanit është shkak prijës i vdekjes që mund të parandalohet dhe një ndër faktorët kryesorë të rrezikut për shumë sëmundje kronike.

Vetëm gjatë këtij viti afër 5 milionë njerëz do të vdesin nga sëmundjet që ndërlidhen me përdorimin e duhanit siç janë sulmi në zemër, pika në tru, kanceri, sëmundjet e mushkërive dhe sëmundjet e tjera.

Po ashtu, vlen të përmenden edhe 600.000 njerëz të tjerë (prej tyre 25% fëmijë), të cilët do të vdesin nga ekspozimi dhe nga duhanpirja pasive.

Edhe pse nuk ka të dhëna të sakta për konsumin e duhanit në Kosovë, shkalla e përdorimit të duhanit është e lartë dhe duhanpirja është praktikë shumë e përhapur sidomos në mesin e të rinjëve.

Madje, një studim i bërë nga OBSH për prevalencën e duhanpirjes tek shtatzënat, dëshmoi se në këtë kategori 20.9% e tyre e konsumojnë duhanin. Ekziston një dëshmi e qartë se ekspozimi prenatal ndaj pirjes së duhanit shkakton efekte të dëmshme në shëndet dhe çrregullime zhvillimore tek fëmijët. Ekspozimi pasiv është një sfidë tjetër e rëndësishme që prek kryesisht fëmijët.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)