07 Maj 2024

Shënohet Dita Botërore e Zemrës

Prishtinë, 29 shtator - Dita Botërore e zemrës mbahet në nivel global çdo vit me 29 shtator për të informuar njerëzit në lidhje me sëmundjet kardiovaskulare, të cilat janë shkaku më i madh i vdekjeve në të gjithë botën.

Dita Botërore e zemrës gjithashtu synon të promovojë masa parandaluese që zvogëlojnë rrezikun e sëmundjeve kardiovaskulare.

Kjo ditë, do të shënohet edhe në Kosovë. Është Shoqata e Kardiologëve të Kosovës, e cila me mbështetje të Ministrisë së Shëndetësisë, ShSKUK dhe Komunës së Prishtinës do të shënoj Ditën Botërore të Zemrës me aktivitete simbolike për hapat që komuniteti duhet të ndërmarr për parandalimin e sëmundjes së zemrës.

Nga ora 10-11, mjekët e Klinikës së Kardiologjisë do të mbajnë ligjëratë përpara nxënësve të shkollës fillore \"Faik Konica\".

Nga ora 11-12 në sheshin Zahir Pajaziti, do të ketë një performancë sensibilizuese nga nxënësit e shkollave fillore lidhur me mbrojtjen nga sëmundjet e zemrës, dhe nga ora 12-13 ngasje me biçikleta e mjekëve në Parkun Gërmia, si shenjë sensibilizimi për opinion. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)