Shënohet Dita Botërore e Zemrës
Dita Botërore e Zemra u themelua në vitin 2000 për të informuar njerëzit rreth e rrotull globit që sëmundjet e zemrës dhe goditje në tru janë shkaqet kryesore të vdekjes, duke marr 17.3 milion jetë njerëzish çdo vit në gjithë botën.
Për shënimin e Ditës Botërore të Zemrës shtatë mjekë të Klinikës së Kardiologjisë do të mbajnë një orë ligjërata për nxënësit e e Shkollës Fillore Faik Konica në Prishtinë.
Po ashtu një grup nxënësish të kësaj shkolle, të veshur me fanella me shenja senzibilizuese për mbrojtje nga sëmundjet e zemrës, do të vizitojnë Klinikën e Kardiologjisë, të sëmurët e kësaj Klinike, do të ekspozojnë një ekspozitë me piktura me motivacion Dita Botërore e Zemrës, piktura të cilat do ti japin donacion Klinikës së Kardiologjisë.