08 Janar 2025

Shënohet Dita Botërore e Veshkës

Prishtinë, 9 mars - Shoqata e Nefrologëve të Kosovës shënon me disa manifestime 9 marsin Ditën Botërore të Veshkës.

Aktivitetet do të fillojnë në shkollën fillore “Faik Konica” të Prishtinës duke pasur për qëllim që vetëdijesimi lidhur me rëndësinë dhe rolin e veshkave të fillojë që nga nxënësit;

Pastaj hapet pika informuese në sheshin “Nena Tereza”- Prishtinë, me ç’rast qytetarëve do t’u shpërndahen fletë-palosje me përmbajtje sensibilizimi për zbulimin e hershëm të sëmundjeve të veshkave.

Gjithashtu në QKUK - Salla e Telemjekësisë mbahen ligjëratat me temën kryesore “Obesiteti dhe Veshka”.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)