Shënohet Dita Botërore e Tuberkulozit
Në kuadër këtij manifestimi do të ketë një prezantim të shkurtër me temën: Të arriturat në kontrollin e tuberkulozit në Kosovë dhe sfidat e së ardhmes.
Ndërsa pas këtij manifestimi, do të ketë edhe një konferencë për shtyp lidhur me Ditën Botërore të Tuberkulozit.
Po ashtu gjatë ditës do të ketë një varg aktivitetesh që për qëllim kanë vetëdijesimin e popullsisë me porosi edukativo shëndetësore me moton Së bashku ta mundim Tuberkulozin.
Këto aktivitete do të zhvillohen në Prishtinë, Pejë, Gjakovë, Prizren, Ferizaj, Gjilan dhe Mitrovicë.