26 Dhjetor 2024

Shënohet Dita Botërore e Shëndetit

Prishtinë, 7 prill - Dita Botërore e Shëndetit është ditë që shënohet globalisht çdo vit në 7 Prill.

Në shënim të kësaj dite, këtë vit UN Women, në bashkëpunim me UNFPA dhe Organizatën Botërore të Shëndetësisë lansojnë fushatën “Të Mbështesim Infermieret dhe Mamitë.”

Duke pasur parasysh situatën e pandemisë COVID-19 me të cilën po ballafaqohet e tërë bota, këtë vit Dita Botërore e Shëndetit ka për qëllim lartësimin e rolit jetësor të cilin e lujanë punëtoret shëndetësore në luftën ndaj pandemisë

Në të gjithë botën, rreth 70 përqind e punonjësve të sektorit shëndetësor dhe shërbimeve sociale janë gra.

Megjithatë ato paguhen 11 përqind më pak se burrat në profesione të njejta. Në Kosovë grate përbëjnë 65% të punëtorëve në sektorin shëndetësor.

 Shumë nga to janë në profesione që i vendosin në vijën e parë të përgjigjes ndaj COVID-19.

Në këtë kohë të pandemisë, mjekët, infermierët, mamitë dhe punëtorët e tjerë të kujdesit shëndetësor në të gjithë botën po rrezikojnë mirëqenien e tyre për t'u kujdesur për të gjithë ne.

Sot, në Ditë Botërore të Shëndetit ju falenderohemi atyre.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)