Shënohet Dita Botërore e Shëndetit
Të dhënat e reja mbi dëmet e shkaktuara nga sëmundjet që barten me ushqim nënvizojnë kërcënimet globale që bartin ushqimet e pasigurtadhe nevojën për veprim të bashkërenduar, ndërkufitar përgjatë tërë zinxhirit furnizues me ushqim, sipas OBSh-së, që sivjet Ditën Botërore të Shëndetit ia dedikon çështjes së sigurisë së ushqimit.
Dita Botërore e Shëndetit shënohet me 7 prill, me OBSh-në që nënvizon sfidat dhe mundësitë në lidhje me sigurinë e ushqimit nën moton Nga ferma deri në pjatë, bëjeni ushqimin më të sigurt.
Prodhimi i ushqimit është industrializuar dhe tregtimi dhe distribuimi i tij është globalizuar, thotë Drejtoresha e Përgjithshme e OBSh-së Dr Margaret Chan. Këto ndryshime sjellin mundësi të shumëfishta për ushqimin, që të bëhet i kontaminuar me baktere, viruse, parazitëapokemikalie të dëmshme.
Dr Chanshton: Problemi i sigurisë së ushqimit lokal,shumë shpejt mund të bëhet një emergjencë ndërkombëtare. Hetimi i një epidemie të sëmundjeve të bartura me ushqim është shumë më i ndërlikuar kur një pjatë e vetme apo pako ushqimi përmban përbërës prej shumë vendeve.
Ushqimi i pasigurt mund të përmbajëbaktere, viruse, parazitë apo substanca kimike të dëmshme dhe shkakton më shumë se 200 sëmundje që sillen prej diarresë deri tek kanceret. Shembujt e ushqimit të pasigurt përfshijnë ushqimet me origjinë shtazore të ziera jomjaftueshëm, frutat dhe perimet e kontaminuara me feces, dhe butakët që përmbajnëbiotoksine detare.
Sot, OBSh lanson gjetjet e para prej një analize më të gjerë, qëështë duke u bërë, për barrën globale të sëmundjeve të bartura me ushqim. Rezultatet e plota të këtij hulumtimi, qëështë ndërmarrë nga Grupi Referues i OBSh-së për Epidemiologjinë e Barrës së Sëmundjeve të bartura me ushqim (FERG), pritet tëlansohen në Tetor 2015.
Disa rezultate të rëndësishme janënxjerrë në lidhje me infeksionet zorrore të shkaktuara nga viruset, bakteret dhe protozoat, që hyjnë në trup përmes gëlltitjes së ushqimit të kontaminuar. Shifrat fillestare nga FERG, prej vitit 2010, tregojnë se:
· kishterreth 582 milion raste të22 sëmundjeve të ndryshme të zorrëve të bartura me ushqim dhe 351 000 vdekje përcjellëse;
· agjentët e sëmundjeve të zorrëve përgjegjës për shumicën e vdekjeve ishin SalmonellaTyphi(52 000 vdekje), E. coli enteropatogjene(37 000) dhenorovirusi (35 000);
· regjioni Afrikan ka regjistruar barrën më të lartë të sëmundjeve të bartura me ushqim, i pasuar nga Azia Juglindore;
· mbi 40% të njerëzve që vuajnë prej sëmundjeve zorrore të shkaktuara nga ushqimi i kontaminuar ishin fëmijë të moshës nën 5 vjeç.
Ushqimi i pasigurt gjithashtu bart rreziqe të mëdha ekonomike, sidomos në botën e globalizuar. Epidemia e E.colit në Gjermani në vitin 2011 thuhet të ketë shkaktuar 1.3 miliard $ humbje për fermat dhe industrinë dhe 236 milion $ në pagesën e ndihmës emergjente për 22 Vende Anëtare të Bashkimit Evropian.
Përpjekjet për të parandaluar emergjencat e tilla mund të fuqizohen, sidoqoftë, përmes zhvillimit të sistemeve të fuqishme të sigurisë së ushqimit që drejtojnë veprimin kolektiv të qeverive dhe publikut për tu mbrojtur kundër kontaminimit të ushqimit me kemikaliedhe mikrobe.
Masat në nivel global dhe kombëtarë mund të ndërmerren, duke përfshirë përdorimin e platformave ndërkombëtare, si Rrjeti i përbashkët i OBSh-FAO i Autoriteteve Ndërkombëtare të Sigurisë së Ushqimit (INFOSAN), për të siguruar komunikimin efektiv dhe të shpejtë gjatë emergjencave të sigurisë së ushqimit.
Në skajin e konsumatorit të zinxhirit të furnizimit me ushqim, publiku luan role të rëndësishme në promovimin e sigurisë së ushqimit, prej aplikimit të higjienës së ushqimit të sigurt dhe mësimit se si tëkujdesen kur ziejnë ushqimet specifike, që mund të jenë të dëmshme (si pula e papërpunuar), deri tek leximi i etiketave, kur blejnë dhe përgatisin ushqimet. Pesë çelësat e OBSh-së për ushqim të sigurt sqarojnë principet themelore, që secili individ duhet të dijë në gjithë botën për të parandaluar sëmundjet e bartura me ushqim.
Shpesh duket një krizë që të ngjallet ndërgjegjja kolektive mbi sigurinë e ushqimit dhe që të ndërmerret ndonjë reagim serioz, thotë Dr Kazuaki Miyagishima, Drejtor i Departamentit të OBSh-së për Sigurinë e Ushqimit dhe Zononozat. Ndikimi në shëndetin publik dhe ekonomi mund të jetë i madh. Kështu qëështë e nevojshme një përgjigje e qëndrueshme, që siguron vendosjen e standardeve, kontrolleve dhe rrjeteve për tu mbrojtur kundër rreziqeve të sigurisë së ushqimit.
OBSh është duke punuar që të sigurojë qasje në ushqim adekuat, të sigurt, nutritiv për gjithsecilin. Organizata mbështet vendet që të parandalojnë, zbulojnë dhe përgjigjen ndaj epidemive të sëmundjeve të bartura me ushqim në përputhje me Kodeksin Alimentar, një përmbledhje të standardevendërkombëtare të ushqimit, udhërrëfyesve dhe kodeve të mbulimit të praktikave, që mbulojnë të gjitha ushqimet kryesore.
Siguria e ushqimit është çështje ndërsektoriale dhe përgjegjësi e përbashkët, që kërkon pjesëmarrjen e sektorëve shëndetësorë jo-publik (p.sh. bujqësisë, tregtisë, mjedisit, turizmit) dhe përkrahjen e agjensioneve të mëdha ndërkombëtare dhe regjionale aktive në fushat e ushqimit, ndihmës emergjente dhe edukimit.
Në shënim të kësaj dite, edhe Zyra e OBSh-së në Prishtinë organizon një takim në Institutin Kombëtarë të Shëndetësisë Publike të Kosovës në Prishtinë (Kati më i sipërm) me 7 prill 2015 (e martë) nga ora 10:00.