Shëndeti i qytetarëve rrezikohet nga produktet medicionale të Serbisë
Prishtinë, 12 tetor - Rrjeti i OJQ-ve Avonet, ka njoftuar se duke bërë hulumtime në fushën e shëndetësie ka vërejtur se produktet të cilat po importohen në mënyrë të paautorizuar nga Serbia, për në Kosovë janë edhe produktet medicionale.
Që nga viti 2015, këto produkte sipas Avonet kanë filluar, ta vërshojnë tregun tonë në mënyrë të pa kontrolluar.
Kenan Gashi, Drejtor Ekzekutiv i Avonet-it ka theksuar se një kontribut, të tillë në përhapjen dhe përdorimin e këtyre produkteve po e bëjnë edhe vetë doktorët të cilët pas kontrollave pacientëve të tyre po iu rekomandojnë pikërisht ilaçet të cilat janë prodhim serb dhe të cilët nuk janë të licencuara për përdorim.
\"Këto medikamente të cilat nuk kanë autorizim për shitje në Kosovë, janë kryesisht të kompanisë Galanika, mirëpo duke mos përjashtuar edhe prodhues të tjerë serb të cilët nuk kanë licencë për shitje.\"
\"Ne si AVONET, shprehim shqetësimin tonë, rreth këtyre produkteve medicionale të cilat rrezikojnë drejtpërdrejt shëndetin e qytetarëve tonë\", ka thënë Gashi.
Një gjë e cila është akoma më shqetësuese sipas tij qëndron në faktin se fajtor për një gjë të tillë janë pikërisht, Ministria e Shëndetësisë, përkatësisht drejtoria e inspektoratit dhe doganat të cilat edhe pse janë në dijeni për një gjë të tillë, nuk po bëjnë asgjë, në parandalim e importit të këtyre produkteve të cilat po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve tonë.
\"Ne bëjmë thirrje organeve kompetente të reagojnë në parandalimin e futjes së këtyre produkteve, të cilat çdo ditë e më shumë po rrezikojnë shëndetin e qytetarëve tonë\", ka theksuar në fund Gashi.