24 Dhjetor 2024

Shëndeti i 200 milionë njerëzve në botë i rrezikuar nga ndotja

Bernë, 6 nëntor - Sipas një raporti të fundit, shëndeti i rreth 200 milionë njerëzve në mbarë botën, është i rrezikuar nga problemet e shkaktuara nga ndotja.

Dy organizata të pavarura mjedisore, Kryqi i Gjelbër i Zvicrës dhe Instituti Blacksmith, në Shtetet e Bashkuara, botuan listën e 10 vendeve më të ndotura të botës që ndodhen në 8 shtete në Afrikë, Azi, Evropën Lindore dhe Amerikën Latine.

Sipas raportit, ndotësit kryesorë janë lëndë të tilla si plumbi, kromi, nafta, pesticidet, fenolet, zhiva, sarini dhe elementë të tjerë.

Ndër vendet më të ndotura në botë janë Çernobili në Ukrainë, dy fabrika në Rusi, një fonderi dhe një kompleks kimik, që mund të jenë marrë më parë me armë kimike.

Po ashtu në listë janë zona minerare në Zambia, delta e lumit Niger në Nigeri, dy mjedise në Indonezi si dhe disa mjedise në Argjentinë, Bangladesh dhe Ganë. Sipas raportit, ndotësit ndikojnë tek njerëzit përmes rrugëve të frymëmarrjes, ushqimit, ujit ose kontaktit me lëkurën.

Megjithë problememt, raporti ve në dukje edhe shembuj suksesi siç është rasti i Republikës Domenikane, e cila doli nga lista e 10 mjediseve më të ndotura, pas masave që mori ndaj niveleve të larta të plumbit në një kompleks riciklimi mbeturinash.

Autoritet në këtë vend e pastruan mjedisin e ndotur dhe e kanë kthyer atë tani në një kënd lojrash.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)