26 Dhjetor 2024

Shëndetësia Publike: Pini vetëm ujë të ambalazhuar

Prishtinë, 22 prill - Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës rekomandon që furnizimi i banorëve me ujë të bëhet me ujë të ambalazhuar për pije dhe për përgatitje të ushqimit, deri në stabilizim e turbullirës. Kjo, sipas këtij instituti, për shkak të dyshimeve për cilësinë e ujit.

Ata thonë se kjo rekomandohet bazuar në rezultatet e monitorimit të ujit për pije në Prishtinë, të bërë më 21 prill, ku të dhënat laboratorike për parametrat bakteriologjikë dhe kimikë rezultojnë brenda standardeve të parapara me rregulloret për cilësinë e ujit për pije, por  turbullira rezulton me vlera lehtësisht të shtuara në zonat selektive - zona e furnizimit nga sistemi i Batllavës.

\"Situata epidemiologjike është në kontroll të vazhdueshme nga ekipet kujdestare të Institutit Kombëtar dhe çdo ndryshim i situatës epidemiologjike do të pasojë me rekomandime të reja, thuhet në njoftim.

Pas reshjeve të ditëve të fundit, niveli i dy liqeneve, të Batllavës dhe atij të Badovcit është rritur për disa metra. Sipas zëdhënëses së Ujësjellësit rajonal “Prishtina” Arjeta Mjeku, tashmë kriza e madhe për ujin e pijshëm është tejkaluar për këtë vit.

Derisa në liqenin e Batllavës niveli i ujit është rritur për afro 7 metra pas reshjeve të fundit atmosferike, për Badovcin sipas zyrtarëve të Ujësjellësit Rajonal “Pristhina” do të dihet nesër, pasi të bëhen matjet gjeodezike.

Por, pavarësisht kësaj, sipas Mjekut, nga sot ka filluar të çrregullohet furnizimi me ujë të pijshëm pasi janë shfaqur turbullira tek liqenet dhe krahas reduktimeve të deritashme do të ketë edhe 3-4 orë reduktime shtesë në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, Dhe kjo po bëhet edhe për ta ruajtur kualitetin e uji të pijshëm.

: Në liqenin e Batllavës e kemi zvogëluar prodhimin në 350 litra në sekondë dhe në Badovc në 250 litra në sekondë. Aktualisht në Badovc jemi duke punuar me dy pompa, gjendje e cila mund të ndryshojë. Reduktimet e ujit për të gjithë ata që furnizohen nga këto dy liqene, do të ndihet në orët e mëngjesit dhe të mbrëmjes, ku uji do të vijë më vonë dhe do të ndalet më herët.

Me gjithë këtë zvogëlim të prodhimit, do të mundohemi të bëjmë shpërndarje sa më të barabartë të ujit për të gjithë konsumatorët. E gjithë kjo që po ndodh është si pasojë e shfaqjes së turbullirës së ujit në liqenet akumuluese dhe që ta ruajmë kualitetin e ujit të pijshëm|, tha Arjeta Mjeku,  zëdhënëse e Ujësjellësit Rajonal `Prishtina`

Mjeku ka thënë se nëse do të jetë koha e mirë, atëherë turbullirat do të hiqen për afro një javë por nëse do të ketë sërish reshje atëherë kjo gjendje do të kërkojë më shumë kohë.

Duke kërkuar mirëkuptim nga qytetarët, Mjeku ka kërkuar shpenzim sa më racional të ujit nga qytetarët ndonëse siç ka thënë është tejkaluar kriza për këtë vit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)