ShBA themelon qendrën afrikane për parandalimin e sëmundjeve
Washington, 14 prill - Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Afrikan nënshkruan marrëveshjen për themelimin e Qendrës Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.
Selia e saj do të vendoset në kryeqytetin etiopian, Addis Ababa.
Qendra amerikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve do të ofrojë mbështetje teknike për qendrën e re afrikane.
Gjatë nënshkrimit të marrëveshjes, sekretari amerikan i Shtetit John Kerry tha se shpërthimi i ebola-s në Afrikën Perëndimore nxori në dritë nevojën për themelimin e një qendre afrikane për kontrollin dhe parandalimin e sëmundjeve.