17 Maj 2024

SHBA mund të bëhet vendi që do të kurojë kancerin

Washingon, 14 janar - Presidenti Obama bëri thirrje për përparime më të shpejta në shkencë dhe në zhvillimin e burimeve të pastra të energjisë. Ai tha se SHBA mund të bëhet vendi që do të kurojë kancerin një herë e përgjithmonë.

\"Vitin e kaluar, nënpresidenti Biden tha se me një përpjekje të re si ajo me të cilin u dërgua njeriu në Hënë, Amerika mund të kurojë kancerin. Sonte, unë po shpall një përpjekje të re kombëtare për ta bërë këtë.\"

\"Meqë Joe Biden ka marrë mbi vete një numër betejash në emër të të gjithë neve gjatë një pune 40 vjeçare, do ta vë atë në krye të këtij misioni. Për të gjithë njerëzit e dashur që kemi humbur, për familjen që ne ende mund ta shpëtojmë, le ta bëjmë Amerikën vendin që do të shërojë kancerin një herë e përgjithmonë,\" tha Presidenti.

Nënpresidenti Joe Biden, i cili, siç e tha presidenti, ka bërë një fushatë të fortë për të mobilizuar një vëmendje më të madhe në luftë ndaj kancerit, pati djalin e tij të madh i cili vdiq vjet nga një tumor në tru.

Nisma e Presidentit Obama vjen në një kohë kur shkenca ka shënuar suksese të mëdha jo vetëm në njohjen dhe kontrollin e disa llojeve të kancerit, por edhe në kurimin e plotë të disa prej tyre. Në pjesën e dytë të ciklit mbi luftën kundër kancerit, njihemi me disa nga kurat më premtuese për parandalimin dhe shërimin e kësaj sëmundjeje. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)