22 Dhjetor 2024

SHBA: miratohet përfundimisht reforma në shëndetësi

Paris, 26 mars - Kongresi në SHBA miratoi përfundimisht reformën në shëndetësi të Presidentit Barack Obama. Pas senatit edhe dhoma e përfaqësuesve ka miratuar paketën e fundit të ndryshimeve.

Ato parashikojnë një rritje të ndihmave shtetërore për kostot e sigurimit shëndetësor për shtresat e dobëta sociale.

Votimi u bë i nevojshëm pas ankesave të republikanëve në opozitë për gabime proceduriale. Reforma në shëndetësi është një nga objektivat më të rëndësishëm të Obamës në politikën e brendshme.

Ajo synon t\'u japë sigurim shëndetësor rreth 32 milionë qytetarëve amerikanë deri tani të pasiguruar.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)