SHBA liberalizon marijuanën për qëllime mjekësore

Washington, 30 dhjetor - Në Kolorado dhe Washington janë hapur kafenetë e para ku mund të tymoset marijuanë për qëllime mjekësore.
Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë hapur kafenetë e para ku mund të tymoset marijuanë për qëllime mjekësore. Kultivuesit e marijuanës do të kenë përfitime të mëdha nga liberalizimi i marijuanës, ashtu sikundër edhe autoritetet lokale janë përgatitur të arkëtojnë taksat nga biznesi i ri.
E ndërsa në Holandë ligjet për të ashtuquajturat coffe shop sa vijnë e shtrëngohen, si për prodhuesit ashtu edhe për konsumatorët, nga 1 janari i vitit të ardhshëm, në Amerikë do të hapen lokalet e para në Uashington dhe Kolorado.
Të dyja shtetet kanë legalizuar përdorimin e kanabisit për qëllime mjekësore, pas referendumit të nëntorit të kaluar, por ligji do të hyjë në fuqi më 1 janar 2014, raporton Top Channel.
Në Shtetet e Bashkuara kanabisi për përdorim mjekësor është i ligjshëm në 19 shtete, por Kolorado dhe Uashingtoni kanë bërë një hap përpara, duke aktivizuar një sistem ku entet lokale do të mbikëqyrin kultivimin, shpërndarjen dhe tregtimin e marijuanës.
Potenciali i tregut është i madh. Sipas një studimi të kompanisë ArcVieë, shitja formale e kanabisit do të rritet me 64% deri në mes të 2014-ës, nga 1.4 miliardë dollarë në 2.34 miliardë.